Rritja ne peshe te foshnjat dhe femijet

Pesha mesatare e nje femije te sapolindur eshte 3200-3400 gram,por kjo peshe mund te varioje edhe 2500-4500 gram,ndersa jashte ketyre kufijeve behet fjale per te sapolindur me peshe te larte apo te ulet te lindjes.

Pesha e femijes ne ditet e para te jetes mund te bjere 5-7%per shkak te stresit dhe pershtatjes me mjedisin e ri .Kjo peshe merret perseri brenda 15 diteve nese femija ushqehet mire .Deri ne muajin e gjashte  pesha mesatare e shtimit ne peshe eshte rreth 150 gram ne jave .Ne muajin e 5 pesha e femijes dyfishohet  .Nese femija nuk ushqehet mire rritja ne peshe eshte me pak se 150 gram ne jave apo 500 gram ne muaj.

Gjate  vitit te pare pesha e lindjes eshte gati trefishuar,ndersa gjatesia rritet me rreth 50%.

MUAJI                                          PESHA  MESHKUJ                 FEMRA

18                                                         9-13kg                             9.8-12.8kg

19                                                         9.8-13.7kg                      9.1 -13kg

20                                                         10-13.9kg                       9.2 -13.2kg

21                                                         10.1 -14.2kg                  9.4-13.4kg

22                                                         10.3-14.3kg                   9.5-13.6kg

23                                                         10.4-14.6kg                   9.7-13.8kg

24                                                         10.6-14.8kg                   9.8-14.1kg

Ne muajin e 18 rritja e  peshes se femijes ulet ndjeshem ne krahasim me periudhen e meparshme.Nga muaji i 18 deri ne moshen 2 vjecare rritja e peshes se femijes eshte rreth1kg.Pra kemi “STOP FIZIOLOGJIK”,por nuk eshte per t’u alarmuar sepse nuk eshte nje bllokim i perhershem i lindjes ,por  nje renie e rritjes se femijes.

Rreth moshes 2 vjecare pesha nga lindja eshte pothuaj katerfishuar.Nga mosha 2-5 vjec pesha e femijes rritet rreth 2 kg ne vit.Pas vitit te 5 shkalla e rritjes ne peshe rritet gradualisht.

 

RRITJA E PESHES NORMALE

Ne lindje 3200-3400gram.

Ne muajin e peste pesha e lindjes dyfishohet .

Ne muajin e dymbedhjete  pesha e lindjes trefishohet.

Ne moshen 2 vjec pesha  e lindjes  katerfishohet.

Sigurisht per te bere nje gjykim ne lidhje me nje defekt te mundshem apo peshe te tepert,pediatri duhet te perdore te dhena te vecanta te cilat kane te bejne me moshen, kronologjine  dhe me gjatesine e femijes.

Per vlersimin e nje femije qe eshte ne mbipeshe do te nisemi gjithmone nga pesha ideale,qe do te thote,qe nje femije konsiderohet:

MBIPESHE,nese pesha  e tepert eshte 10-20%me shume se pesha ideale.

TRASHE,nese pesha e tepert eshte me shume se 20% mbi peshen ideale .

SUPER OBEZ,nese pesha e femijes eshte me e larte se 50% ne krahasim me peshen ideale.

HOLLE,nese defekti eshte me i madh se 15%i peshes ne lidhje me peshen ideale.