Shkaqet e renies se flokeve

Kujdesi per floket

Kujdesi per floket

Humbja e flokeve eshte nje problem i perbashket nga e cila vuajne shume njerez.Nje njeri i cdo lloj moshe mund te perjetoje humbje flokesh ne cdo faze te jetes se tij.Nderkohe qe humbja e flokeve lidhet me procesin natyral te plakjes,por kjo nuk eshte gjithmon nje arsye.Ka disa arsye te ndryshme te humbjes se flokeve ne moshe te re.Shume here njerezit nuk zgjedhin nje kujdes te vecante per floket e tyre dhe kjo con ne nje flok te brishte.Perdorimi i kimikateve te teperta per trajtimin e flokeve me pajisje ngrohje mund te jete nje nga arsyet per humbjen e flokeve tek femrat por edhe tek meshkujt.Arsyet pe reniet e flokeve jane te shumta ,le te hedhim nje veshtrim tek ato te perbashketat.

Gjenet
Nje nga arsyet e humbjes se flokeve tek meshkujt jane gjenet specifike te trasheguara.Keto gjene mund te kalohen nga te dy prinderit tek femija,nese prindi juaj ka nje problem te humbjes se flokeve atehere eshte e mundur qe kjo e fundit te kaloje tek ju.Edhe pse kjo nuk ndodh gjithmone,shumica e individeve qe vuajne nga renia e pjeseshme e flokeve kryesisht e kane te trasheguar nga prinderit.

Stresi
Stresi eshte konsideruar si nje nga arsyet me te zakonshme per humbjen e flokeve tek grate ,burrat,dhe femijet.Sresi dhe depresioni mund te ndikojne negativisht ne shendetin dhe ne floket tuaj.Stresi ndikon ne uljen e nivelit te hormoneve tuaja dhe me pak lende ushqyese do te arrijne ne floket tuaja duke shkaktuar renien e tyre.

DHT
Mbi prodhimin e DHT eshte nje nga arsyet per humbjen e flokeve tek meshkujt.Edhe meshkujt ne moshe me te re 19 vjec mund te vuajne nga humbja e flokeve per shkak te ketij problemi.Gjeja me e keqe e ketij problemi eshte se lejon Folikulat (Gjendra te yndyres) te dalin jasht dhe keshtu pa kete enzime rritja e flokeve eshte e pamundur.Kjo do te coje ne nje renie te perhershme te flokeve.Nese trajtohet ne faza te hershme ky problem mund te kurohet.

Medikamentet
Shume prej medikamenteve jane te njohura si arsyet e renies se flokeve.Sidomos medikamentet hormonale jane shkaku kryesor i humbjes se flokeve tek femrat.Shume medikamente kane efekte anesore te demshme per floket.Zgjidhjet me te mira ne keto raste per te parandaluar renie e flokeve jane ndryshimi i ketyre medikamenteve.

Anemia
Anemia e shkaktuar per shkak te niveleve te uleta te hekurit eshte nje nga arsyet me te shpeshta te humbjes se flokeve .Floket tuajkane nevoje per shume vitamina dhe minerale per rritjen e shendetshme te tyre.Hekuri eshte nje nder mineralet me te rendesishme ,prandaj ne qoftese niveli i hekurit ne sistemin e gjakut eshte i ulet dhe floket nuk marrin nutrientet e nevojshme atehere floket do te bien.Eshte shume e nevojshme te konsumosh ushqime te pasura me hekur si dritherat dhe perimet me gjethe jeshile ne te erret.Kur nivelet e hekurit te jene kthyer në nivele normale, problemi do të jetë në kontroll.

Tinea capitis , i njohur zakonisht si nje ploblem i lekures shkaktohet per shkak te infeksioneve fungale te lekures.Humbja e flokeve zakonisht le nje pjese te rrumbullaket ne lekuren e kokes.Kruajtje te medha te asaj pjese te lekures eshte dhe simptoma qe ky infeksion ka.Arsye te tjera te zakonshme te renies se flokeve tek femijet eshte dhe Alopecia Areata(semundje e cila lidhet me humbjen e skalpit nga lekura e kokes).

Pervec arsyeve te larpermendura per humbjen e flokeve ka dhe shume arsye te tjera.E rendesishme eshte qe ju te keni kujdes per floket tuaj qe ne moshe te re.Ka shume opsione ne dispozicion sic eshte transplatimi i flokeve nga mjeke profesionale.Nese ju perjetoni humbje te flokeve te renda eshte mire qe te konsultoheni me nje mjek per te zbuluar arsyen e vertete.Kujdesi per floket tuaj eshte thelbesor per te pasur floke te bukur dhe te shendetshem.