Si mund te ndihmojme nje person me depresion?

Depresioni është një çrregullim psikologjik që ndërhyn në mënyrë të konsiderueshme në marrëdhëniet ndërpersonale të personit në depresion.Personi që është në depresion ndihet i vetmuar dhe i padeshiruar nga te tjeret edhe kur ai është e rrethuar nga miq dhe familjar qe e duan.Ai tenton  te mbyllet  ne vetvete dhe refuzon ate qe bejne te tjeret per te.Në  disa raste personi në depresion mund të zemërohet me personin i cili po përpiqet ta ndihmoje.

Ndodh që njerëzit që jetojnë me një person në depresion, veçanërisht nëse ai është një depresion i zgjatur,të fillojnë të ushqejnë ndjenja negative ndaj tij të tilla si zemërim,bezdisje dhe faj.Pra behen indiferente dhe të pandjeshëm ndaj personit i cili është i sëmurë.

Njerëzit qe janë në depresion përjetojnë një ndryshim te papritur në personalitetin e tyre,bëhen negative, apatike, indiferente për çdo gjë, nervoze dhe gjithmonë  jane me humor të keq.Anëtarët e familjes së personit ne depresion shpesh janë të habitur nga ky ndryshim.Është mirë të dini se ky ndryshim është vetëm i përkohshem dhe se sapo te kaloje depresioni,ai do te kthehet ne personin e meparshem.Ndodh dhe qe personat e familjes te vuajne nga ndjenja e fajit,duke menduar se nuk kane bërë mjaftueshem për ta ndihmuar dhe per ta bërë të lumtur personin i cili është i sëmurë. Për fat të keq kjo nuk është gjithmone në doren tonë për t’i kthyer gezimin dhe besimin te vetja personit i cili eshte semure.

Depresioni është një siklet që varet nga një bashkëveprim i shkaqeve psikologjike,biologjike  dhe sociale  (kur humbin të afërmit, menopauza,kushtet e pafavorshme të jetesës, etj) ..

Me fjalë të tjera, personi në depresion është i sëmurë për një numër arsyesh që nuk  kane të bëjnë shume me ne, çdo gjë ka të bëjë me strukturën e tij psikologjike dhe biologjike.Ajo cfare ju mund të bëni është t’i qëndroni afer vuajtjeve te ketij  personi.

Ndjenja e refuzimit.

Depresioni  karakterizohet nga një aftësisë e zvogëluar e ndjenjes se dashurinë dhe gëzimit.Ata që janë në depresion të rëndë nuk ndjejnë asgjë ndaj njerëzve që dikur i kane dashur,por dashuria është zëvendësuar me një indiferencë të thellë për çdo gjë dhe per të gjithë .

Ndonjëherë tregohen nervoze dhe me humor te dobet dhe mund të bëjne të qartë se prania e miqve dhe familareve ju jep vetëm siklet,pra  të afërmit e tij ndihen të refuzuar padrejtësisht.Por ka raste kur ata vazhdimisht kërkojne dashurinë dhe vëmendjen e miqve dhe të afërmve.

Zemërim.

Zemërimi drejt një të dashur i cili është i sëmurë është ndoshta emocioni më e vështirë për tu menaxhuar. Megjithatë, familja  duke u perpjekur vazhdimisht dhe duke mos arritur asgje arrin gati në zemerim  per të sëmurin. Zemërimi vjen ngaqe personi me depresion vetem ankohet dhe gjerat e vogla   i  ben tragjedi dhe ne kete rast familjaret  bejne pak ose asgjë për ta marrë më të mirë.Ne duhet të kuptojmë se personi në depresion është në një gjendje të shqetësimit psikologjik të rënde, depresioni paralizon vullnetin dhe aftësinë për të vepruar.

Ngurrimi për të kërkuar trajtim është një tjetër aspekt i depresionit.

Personi me depresion mendon se rasti i tij është shumë i rëndë dhe se askush nuk mund ta kuptojnë atë dhe ta ndihmoje  dhe se çdo lloj i trajtimit nuk do të funksionoje tek ai.Pafuqia është një tjetër aspekt qe ka te beje me  personin në depresion. Ju nuk  dini çfarë të bëni për ta ndihmuar ate që është sëmurë, por në të njëjtën kohë ai refuzon ndihmën tuaj.

Çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni per një person në depresion

Shmangni  fjalet si “Ju do të shihni se çdo gjë do të jetë mirë”dhe pse qellimi eshte i mire,personi do të mbyllet në vetvete.

Shmangni predikimet.

Predikimet ndihmojnë një person të ndjehet fajtor,pra  ato janë  të padobishme.Mbani mend se depresioni është shqetësim psikologjik,mungese vullneti dhe aftësi për të marrë iniciativa. Kur personi në depresion ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar nga te tjeret,mund të fillojnë ta shohe situatën më objektivisht.

Informacion dhe mbështetje praktike ,nevojë për me shume këshilla.

Duhet ta informojme per qendra,specialistë dhe terapi për depresionin Personi në depresion nuk është në gjendje për të aktivizuar veten vetëm, ne mund të luajme një rol të rëndësishëm në procesin e tij të shërimit,qe do të thotë duke i dhënë ndihmë praktike( psh te shoqerojme ate).

Duke qenë afër një personi në depresion është e vështirë dhe frustruese. Disa  njerez ne depresion vazhdimisht kërkojnë dashuri dhe vëmendje,i mbajne te tjeret me ore ne telefon,telefonojne në të gjitha orët e ditës dhe të natës,pretendojne se ju jeni gjithmonë në dispozicion.

Në raste të tjera,disa njerëz në depresion mund te  luajne kartën e shantazhit emocional,ju bëjnë që ju të mendoni se vetëm ju mund të shpëtojë ate nga vetëvrasje dhe se vetëm  një gjest gabuar i juaji përkeqëson kushtet psikologjike te tij dhe e le  ate te kryejë një akt të pariparueshem.

Zakonisht një person në një gjendje depresioni tenton t’i besojë të tjerëve përgjegjësinë për jetën e tij dhe lumturinë e tij dhe kështu nuk i aktivizon burimet e tij psikologjike. Mesazhi që duhet të transmetohet te personi  në depresion është se edhe pse ai mund të llogarisë  mbështetjen e të tjerëve, por shërimi i tij varet tek ai.

Propozojini  aktivitete  zbavitëse dhe te këndshme personit me depresion.

Një  person me depresion nuk është mire të qendroje i heshtur dhe i humbur në mendime të zymta apo te beje  monologje të pafundme rreth problemeve të tij për të mbrojtur dhe shëndetin e tij mendor.Nuk duhet ta mbështesim atë në spekulimet e tij, por te organizojme aktivitete rekreative dhe argëtime. Duhet te shkojme me personin ne depresion në pazar, teatër, kinema, disko, palestër ose të bejme një shëtitje, etj. Edhe pse ai nuk mund t’i prese me entuziazëm, fakti për të bërë diçka të ndryshme nga rutina e  zakonshme do ta ndihmojë ate.

Marrëdhënia me personin në depresion mund te aktivizoje tek ju përvojë te dhimbshme.Prandaj, ju duhet të mësoni për tu “mbrojtur”, pa u zhytur plotësisht ne problemet e të tjerëve dhe duke respektuar limitet e tyre psikologjike.Është e rëndësishme për të marrë hapësirë për veten tuaj,në këtë mënyrë ju do të keni energji për të ndihmuar kete personin.

Përdoret dhe  teknika e paradoksit.

Personi në depression ankohet. Mos u mundoni ta ngushelloni,por i flisni me tone pesimizmi…. Disa psikologë e kanë përdorur këtë teknikë te njerezit jo me depresion te rende dhe kane marre rezultate të rëndësishme. Kur psikologu tregoi më shumë  depresion se pacienti në terapi,ndodhi një ndryshim i roleve,pacienti u përpoq ta ngushëllojë  psikologun dhe duke bërë këtë, opinioni i tij mbi jetën ndryshoi rrënjësisht.