Cili është trajnimi ideal për të luftuar stresin dhe ankthin?

Kur ndodhemi përballë një situate të ankthshme, që na shqetëson dhe na vë në alarm duke e tendosur trupin në gjendje stresi, të punosh me trupin tënd është mënyra më e mirë për të shkarkuar tensionin emotiv dhe gjendjen e ankthshme të tensionit brenda organizmit tuaj. Paolo Evangelisti, prezantues ndërkombëtar i trajnimeve anti ankthit dhe anti stresit, na spjegon si të veprojmë, në çfarë mënyre dhe pse.

Çfarë duhet bërë në të tilla raste?
«Këshillohen ushtrime izometrike: janë lëvizje të thjeshta, që mund të ushtroni dhe ti bëni edhe në shtëpi, përpara një takimi që mundtë keni, dhe bazohen në pozicionin e kundërt të fijeve dhe grupeve muskulore. Për shembull, shtyni pëllëmbët e duarve, të ngritura në lartësinë e gjoksit, një dorë përballë tjetrës».

Për muskujt abdominalë
«Janë shumë të vlefshme dhe të nevojshme edhe ushtrimet fizike që përfshijnë në lëvizje muskujt abdominalë, ku shpesh herë akumulohet, pa e kuptuar fare si ndodh, gjithë tensioni dhe ankthi që ju ndjeni brenda vetes: mund të kontraktoni (sforconi) për pak sekonda muskujt abdominalë dhe pastaj ta shtendosni dhe lehtësoni ngadalë musklaturën tuaj».

Për një seancë të vërtetë fitnesi?
«Ideale është ti nënshtroheni një trajtimi që mban maksimalen e vlerës kardiake rreth 70 përqind: për shembull, një vrapim apo një ecje e shpejtë, është më mirë nëse zgjidhi një terren në ngjitje. Janë aktivitete dhe ushtrime që e shtyjnë trupin të prodhojë endorfinën e famshme, neuro përçcuesit që kanë efekti n e një qetësuesi natyral, transmetojnë paqe dhe qetësi në organizmin tuaj».

 

Një truk i vogël – psikik
«Në situatat stresuese,  mundtë veproni mbi trupin tuaj për të larguar mendimet nga ankthi që ju ka pushtuar» spiegon Rossana Capone, psikologe sportive. «një truk i mirë, ndërsa pret për zhvillimin e eventit të cktuar, është e domosdoshme të spostosh vëmendjen, duke u shkëputur momentalisht nga “këtu dhe tani”, ose më mirë nga gjestet e subkoshiencës që duhet ti përmbushësh, duhet ti kryesh patjetër për të hequr mendjen dhe për të larguar mendimet e këqija që vijnë në kokën tënde. Përqendrohuni mbi ndjesinë fizike që vijnë nga mendimet positive: për shembull, nëse luan me një fije floku, provo të “ndjesh” tërheqjen dhe ndjesinë që kjo “lojë” të lë në kokë».

 

Po frymëmarrja?
«Edhe frymëmarrja ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë rast. Duhet të jetë një frymëmarrje e ngadaltë dhe e thellë, për të evituar ritmin kardiak të sforcohet, për të evituar pra rrahjet e shpejta të zemrës: në këtë mënyrë, trupi jauj fillon të marrë stimuj dhe mesazh “se rreziku ka kaluar”, shlodhet dhe, automatikisht, “instalon” brenda jush një gjendje qetësie»